Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York ku po zhvillon një takim me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Kujtojmë se nesër Shqipëria merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori.
“New York, Kombet e Bashkuara – #KrenarPërShqipërinë?? që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë
*Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB”, shkruan Rama.
Në takim ata diskutuan për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS në tryezën drejtuese të OKB, dhe gatishmërinë për të ofruar kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar./albeu.com