Shqipëria në krizë? Basha i përvishet Ramës: Po krijon terren për të rritur çmimin e energjisë elektrike!

Kryedemokrati Lulzim Basha po mban një konferencë për shtyp ku i është përgjigjur deklaratës së sotme të kryeministrit Rama i cili foli gjërë e gjatë për krizën energjitike që ka kapluar vendin si dhe shpalljen e gjendjes së Emergjencës.

Sipas Bashës kryeministri Rama po ngjall frikë dhe ankth tek qytetarët me një qëllim të vetëm “krijimi i kushteve të presionit për atë që ai planifikon të bëjë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike…”

“Sot e patë se si përdridhej para gazetarëve, si një avokat i klientëve me të cilëve po ndante Shqipërinë si plaçkë. Nuk ka asnjë të përbashkët mes asaj që ndodh në Evropë e krizës së përkohshme në Shqipëri…”- tha ndër të tjera Basha.

Lulzim Basha: Kur tellalli i të keqes doli për të nxitur frikë dhe ankth, qëllimi i tij i vërtetë është krijimi i kushteve të presionit për atë që ai planifikon të bëjë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sot e patë se si përdridhej para gazetarëve, si një avokat i klientëve me të cilëve po ndante Shqipërinë si plaçkë. Nuk ka asnjë të përbashkët mes asaj që ndodh në Evropë e krizës së [ërkohshme në Shqipëri. Ne jemi mësuar tashmë për t’i qarë hallin G7-s për t’i lrahasuar vendet më të fuqishme me vendin më të varfër të Evropës.

Për tju gënjyer dhe për të bërë të duket sikur rritja e çmimeve qenka e pashmangshme, në fakt nuk është kështu, kjo nuk është një krizë energjitike, kjo ëhstë krizë korrupsioni me shkak e me plan. I keni parë bilancet se si në verë shesin energji elektrike dhe pak muaj më vonë e blejnë me 3-4 fish duke shpërdoruar taksat që ua mbledhin kacidhe më kacisdhe shqiptarëve.

OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura, militant partie që nuk i shërbejnë interest të qytetarëve. Mjaftojnë raportimet e fundit në media për t’i çjerrë maskën atyre ku shihet se çmimi i blerjes së energjisë është shumë më i lartë se çmimi në bursa.

Për tre tenderat e fundit është 10 milionë euro boshllëk, mes çmimit të tregut dhe sa e blejnë këta energjinë. Duhet të paguheshin 29 mln euro dhe janë paguar 39. Në fakt nuk duheshin bërë fare ato tendera, nuk duhej blerë ajo energji elektrike në këto kohë nëse nuk do ishte shitur për dy aspra energjia elektrike ne verë. /albeu.com/

 


Shtuar 8.10.2021 13:56