Ministri Niko Peleshi ka lajmëruar se situata me zjarret në Shqipëri vazhdon të jetë e rënduar.
Në një postim në Facebook, teksa ka publikuar një video ku shihet helikopteri që shuan zjarrin, Peleshi shkruan se vetëm sot është lajmëruar për dhjetra vatra të tjera aktivë.
“Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qëndrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetra vatra.
Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cënuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.
Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këyre ditëve,”- shkruan Peleshi.