Shqipëria e pa fat! Negociatat nuk hapen, kësaj here mund të na djegë Maqedonia

Ditën e nësërme, Këshilli I Bashkimit Europian do të diskutojë dhe vendosë për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo është hera e parë që Shqipëria nuk ka asnjë “JO” nga shtetet anëtare të BE por sërish pritet të mos na buzëqeshë fati.

Sipas burimeve diplomatike të “REL”, janë shuar të gjitha gjasat që në këtë takim të miratohen kornizat për negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Kjo për shkak se Bullgaria nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe si pasojë disa vende tjera nuk kanë dashur që të nisen negociatat vetëm me Shqipërinë.

Bazuar në vlerësimin e deritanishëm të Komisionit Evropian, të dyja këto vende kandidate i kanë përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit por vendimet për një hap të tillë merren në Këshill vetëm nëse të gjitha 27 vendet anëtare pajtohen me një gjë të tillë. Dhe kësaj herë, Shqipëria do të “digjet” nga Maqedonia e Veriut. Megjithatë nuk përjashtohet edhe marrja e ndonjë veprimi të papritur.

Nesër do të zhvillohen edhe të ashtuquajturat konferenca ndër-qeveritare mes BE-së dhe Malit të Zi si dhe BE-së me Serbinë. Ato do të jenë vetëm të karakterit politik dhe nuk do të përfshijnë hapjen apo mbylljen e ndonjë kapitulli negociues. /albeu.com/