“Shqipëria e kapur nga korrupsioni”, Basha e nis ditën me akuzat ndaj Ramës

Kreu demokrat, Lulzim Basha,  përmes një postimi në Instastory, Basha përmend raportimin e fundit të “Transparency International”, ku thotë se Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni.

“Rama premtoi luftë kundër korrupsionit. A e mbajti këtë premtim?” Shtron pyetjen Basha dhe përgjigjja sipas tij është ‘Jo’.

”Sipas raportit të fundit të  Transparency International, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni”, thuhet në postimin e kreut të PD.

Sipas raportit më të fundit, Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsioni, ku individë të fuqishëm, institucione, kompani e grupe të fuqishme brenda e jashtë vendit, komplotojnë që politikat, mjedisi ligjor dhe ekonomia t’u shërbejë interesave të tyre private në dëm të publikut

Studimi përfshin 12 vitet e fundit, nga 2008-2020 dhe arrin në përfundimin se kapja e shtetit në Shqipëri është rritur ndjeshëm dhe se korrupsioni i nivelit të lartë nxitet nga privatizimi i pronës publike dhe i shërbimeve.


Shtuar 31.03.2021 09:19