Shqipëria arrin 600 mijë vaksinime kundër COVID-19

Deri tani në Shqipëri janë kryer 600 mijë vaksinime kundër COVID. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“600 mijë vaksinime, Shqipëria buzëqesh”, thuhet në statusin e kreut të qeverisë Edi Rama.

Në Shqipëri po vijon vaksinimi i qytetarëve sipas grupeve me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik 5. Fushata e vaksinimit në vendin tonë ka nisur që prej javëve të para të Javarit të këtij viti.

Pak ditë më parë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zbuloi se janë rreth 100 mijë qytetarë në vend që i kanë marrë të dyja dozat.

Rastet e infeksioneve me COVID në Shqipëri ka ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit u konfirmuan 57 raste të reja me COVID ndërsa humbi jetën një 64-vjeçar nga Tirana.

Shtuar 9.05.2021 07:05