Shkëndija fiton me vuajtje, mësoni të gjitha rezultatet dhe renditjen

Ditën e sotme u luajtën 6 sfidat e vlefshme për javën e 32-të në kampionatin maqedonas të futbollit.

shkendija
Shkëndija arriti të marrë një fitore të madhe 4-3 në transfertë ndaj skuadrës së Makedonija, teksa vendimtar për tetovarët ishte dygolëshi i Besart Ibrahimit.

Shkupi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola 0-0 kundër Pelister, por lajmi i madh për kryeqytetasit është se vitin tjetër do të marrin pjesë në kualifikueset e Ligës së Europës.

NË sfidat e tjera Struga mundi 1-0 Vardarin, Rabotnicki mposhti në shtëpi 3-1 Sileksin, Renova humbi 2-0 në transfertën ndaj Borecit ndërsa Belascia u mund 0-2 në shtëpia nga Akademija Pandev.

REZULTATET

Belasica-Akademija Pandev 0-2
Shënues: Panoski 2’, Krstovski 14’

Borec-Renova 2-0
Shënues: Mishov 31’, Basa 90+2’

Makedonija-Shkëndija 3-4
Shënues: Fazli 33’, Da Silva (pen) 37’, Bozinovski 83’/ Ibrahimi 33’, 15’, Elezi 51’, Alimi 90+1’

Rabotnicki-Sileks 3-1
Shënues: Stankovski 22’, Todorovski 68’, Djurdeviç 70’/ Shterev 10’

Shkupi-Pelister 0-0

Struga-Vardar 1-0
Shënues: Altiparmakovski 67’


Shtuar 9.05.2021 19:10