Shqipëri-Spanjë/ De La Fuente lë pushim titullarët

Pas stërvitjes së të dielës, trajneri i Spanjës, De la Fuente, ka konfirmuar vetëm 19 lojtarë nga 26 të grumbulluarit, për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Duke parë se Spanja e ka siguruar tashmë kualifikimin për në fazën e 16-shes në euro 2024, si dhe vendin e parë në grupin B, De la Fuente, duket se ka vendos që të lërë pushim disa nga titullarët e formacionit, përfshirë edhe lojtarët e dëmtuar.

Kështu Naço dhe Ayoze, janë të dëmtuar dhe nuk do të jenë në sfidën kundër Shqipërisë. De la Fuente nuk do të llogarisë as Rodrin për arsye kartonash. Për sfidën e fundit të grupit B, atë ndaj Shqipërisë, Raya ose Remiro mund të kenë minuta në fushë.

Gjithashtu edhe Jesús Navas, Grimaldo, Vivian, Fermin dhe Joselu mund të bëjnë debutimin e tyre në fushë. Aty ku De la Fuente ka më shumë probleme është në mbrojtje, me humbjen e Nachos dhe me Le Normand, të paralajmëruar me karton.

Pra, normale është që të luajë Vivian me Laporte, ky i fundit, nuk luajti kundër Kroacisë, por u aktivizua në ndeshjen me Italinë.


Shtuar 23.06.2024 13:45