Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi do të mbajnë mbledhje të përbashkët në Podgoricën më datë 27 shkurt.
Mësohet se kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dritan Abazovic do të diskutojnë projekte dhe çështje konkrete bashkëpunimi midis vendeve.
Kjo është mbledhja e dytë që realizohet mes qeverive, ndërsa në takimin mes dy kryeministrave në Ohër vitin e kaluar, është diskutuar për projektin e ndërtimit të përbashkët të urës mbi Bunë./albeu.com/