Shqipe Hysenaj reagon pas paralajmërimeve të Elton Ilirjanit: Jo voruballa me mua!

Pas paralajmërimeve për ndjekje penale nga Elton Ilirjani në lidhje me deklaratën e saj për Parashqevi Simakun, Shqipe Hysenaj ka reaguar publikisht përmes një videoje në Instagram. Ajo e ka konsideruar reagimin e Ilirjanit si të pabazuar, duke theksuar se deklaratat e saj ishin thjesht thashetheme dhe jo akuza të drejtpërdrejta.

“Hap Instagramin dhe shoh disa video nga persona që flasin pa baza,” shprehet ajo. “Nuk dini të dalloni thashethemin nga akuza. Nëse thashethemet do ndaloheshin me ligj, do ishim kthyer pas në kohë.”

Shqipja thekson se nuk ka synuar të përhapë dezinformim dhe se gjithçka është thënë në një kontekst të lirë, në një rubrikë rozë. Ajo përmendi edhe kolegun e saj, Ronaldo Sharkën, si bashkëpunëtor gjatë momentit të diskutueshëm: “Ai kishte kufjen dhe mikrofonin. Unë e lash si thashethem që të mos kishte keqkuptime.”

Në fund, Hysenaj thekson se nuk do të japë më intervista: “Jo pse nuk më kuptoni, por sepse më keqkuptoni. Jo voruballa me mua.”

Deklarata e plotë:

“Hap Instagramin dhe shoh disa video nga persona që flasin pa baza. Këta njerëz nuk dine të ndajnë thashethemin nga akuza. Nëse thashethemi dhe mungesa e lirisë së fjalës sipas protokoleve do ishin të ndaluara me ligj, do ishim mrapa. Nuk ia keni idenë e rubrikave rozë. Jam shumë e hapur për luftën virtuale por e keni të humbur me mua. Jo pse unë fitoj por sepse ju jeni gjithmonë gabim. Dosja do na shkoj në Hagë por unë kam bashkëpunëtorin, Ronaldo Sharkën që ai kishte kufjen, mikrofonin. unë e lash si thashethem që të mos kishte keqkuptime. Ju lutem cdo gjë që thuhet në rrjete sociale merrni sic e themi dhe jo si iu lëvërdis. Jo voruballa me mua. Nuk ka më intervista tani e tutje se mirë që nuk më kuptoni por më keqkuptoni.


Shtuar 30.09.2025 16:20