Shpëton për mrekulli nga mbytja 10 vjeçari në plazhin e Spillesë

Një 10 vjeçar ka shpëtuar për mrekulli nga mbytja në plazhin e Spillesë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të miturit që po rrezikonte të mbytej iu dha ndihma e parë nga Sheërbimet e Policisë Kufitare Spille si edhe nga vrojtuesi i plazhit.

Famija është transportuar në spitalin Rajonal të Kavajës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Spille/Kavajë

Policia Kufitare dhe vrojtuesi i plazhit shpëtojnë një 10-vjeçar që rrezikonte mbytjen.

Rreth orës 16:00, në plazhin Spille, Kavajë, nga shërbimet e Policisë Kufitare Spille dhe vrojtuesi i plazhit iu dha ndihma e parë një 10-vjeçari, pushues në plazhin Spille, pasi rrezikonte të mbytej.

Shërbimet e Policisë Kufitare që ishin në patrullim në bashkëpunim me vrojtuesin e plazhit kanë konstatuar, në momentet e para, 10-vjeçarin që kishte pirë shumë ujë dhe si pasojë e rrezikut për mbytje menjëherë i kanë ardhur në ndihmë.

Fëmija 10 vjeçar është transportuar në Spitalin Rajonal Kavajë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./albeu.com