Një çift me një fëmijë 4 vjeçar janë shpëtuar pasi rrezikuan të mbyteshin në det.
Mësohet se prindërit së bashku me fëmijën ishin futur që të laheshin në det por nuk kanë mundur që të dalin nga uji. Ata kanë hasur vështirësi për shkak të dallgëve të mëdha që janë krijuar në det dhe kanë rrezikuar të mbyten.
Për këtë arsye, autoritetet u kanë ardhur në ndihmë e bashkë me pushuesit i kanë shpëtuar.
Vrojtuesi Rodrik Martiri e ka parë me dylbi që çifti po bënte me duar për të kërkuar ndihmë dhe ka vrapuar me gjithë kolegun tjetër Festim Sula që t’i shkojnë në ndihmë çiftit. Ata kanë nxjerrë dyshen nga Tropoja bashkë me fëmijën e tyre 4 vjeç në breg me ndihmën e një varke të vogël./albeu.com