Zbardhen të tjera detaje mbi ngjarjen e ndodhur sot në mbrëmje në Vlorë, ku një makinë u shpërthye me eksploziv.
Automjeti me targa AA 151 HJ ishte i parkuar poshtë pallatit, pranë spitalit të Vlorës në lagjen “Hajro Cakerri”. Policia bën me dije se pronari i mjetit prej kohësh jeton jashtë vendit, çka e hedh poshtë pistën e një atentati të mundshëm.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Hajro Cakërri”, Vlorë, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip” Volkswagen Pasat” , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhet jashtë shtetit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.