Shpërthimi në Stamboll, në të njëjtin vend në 2016 ndodhi një sulm terrorist

Një numër njerëzish janë plagosur pas një shpërthimi në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit, ka thënë guvernatori

Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale ndërsa raportohet se ka viktima, por ende nuk dihet numri i saktë.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili duket se është kapur nga videot e shumta që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Korrespondentja e BBC-së, Orla Guerin, e cila ndodhet në vendngjarje, tha se kishte një prani të madhe policie rreth rrugës, e cila ishte rrethuar. Helikopterët po qarkullonin lart ndërsa ambulancat shkonin përpara dhe mbrapa.

Rruga, zakonisht e mbushur me blerës, ishte shënjestruar më parë nga një sulmues vetëvrasës në vitin 2016, shkruan BBC.


Shtuar 13.11.2022 15:46