Pamje të rënda, makina përplas këmbësorët (VIDEO)

Pak orë para festës së Pashëve hebre në Jerusalem, janë shënuar momente tmerri.

Siç raportohet nga mediat e huaja, një sulm terrorist ka lënë të plagosur tre persona, të cilët ishin duke ecur në rrugë, kur u përplasën dhe u hodhën në ajër nga një mjet.

Më pas pasagjeri nxori një automatik të improvizuar “Carlo” për të gjuajtur, por arma duket se u bllokua.

Ai hodhi armën dhe u larguan me shpejtësi me mjetin e tyre, ndërkohë që autoritetet izraelite kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e tyre.


Shtuar 22.04.2024 10:10