Shpërthimi në Fushë-Krujë/ Hetuesit dyshojnë se tritoli u vendos nga Ylli Zalla, telefonata në polici erdhi nga bashkëshortja e tij

Hetimet për shpërthimin me lëndë plasëse në fshatin Zallë të Fushë-Krujës po vijojnë, ndërsa një nga pistat kryesore të policisë është se tritoli mund të jetë vendosur nga vetë Ylli Zalla.

Ngjarja ndodhi në banesën e Zallës, ku shpërthimi shkaktoi dëme materiale në godinë dhe dogji edhe një automjet.

Të lidhura

None found

Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së së shtunës, por policia u vu në dijeni vetëm paraditen e ditës së sotme. Njoftimi u bë nga bashkëshortja e Ylli Zallës, e cila ndodhej në Itali.

Vendi ku ndodhi ngjarja nuk ishte i pajisur me kamera sigurie. Për këtë arsye, nuk ka pamje që të tregojnë momentin e vendosjes së lëndës plasëse apo çastin e shpërthimit.

Fillimisht, bashkëshortja e Zallës deklaroi se, përveç tritolit, ishte gjetur edhe një letër kërcënuese, por më vonë e tërhoqi këtë dëshmi, duke bërë që ajo të konsiderohet si një alibi.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që Ylli Zalla të jetë larguar në mënyrë të paligjshme nga vendi dhe të ketë sajuar ngjarjen me synimin për të kërkuar azil jashtë Shqipërisë, duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik.


matbetgrandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal