Dosjet e Epstein nxjerrin një pistë të re për zhdukjen misterioze të 22-vjeçares gjermane

Rasti i pazgjidhur i Michelle, një shtetase gjermane 22 vjeçe, po kthehet sërish në qendër të vëmendjes njëmbëdhjetë vjet pas zhdukjes së saj, teksa në dosjet e Jeffrey Epstein janë shfaqur prova të reja.

Të lidhura

None found

Michelle u largua nga banesa e nënës së saj në shtator 2015, duke marrë me vete një valixhe dhe pasaportën. Familjarët nuk u shqetësuan menjëherë, sepse e reja udhëtonte shpesh jashtë vendit dhe kishte ëndërr të bëhej modele. Megjithatë, ajo nuk u kthye më kurrë në shtëpi.

Çështja u rivlerësua pas një hetimi të përbashkët të rrjetit gjerman ZDF, revistës Der Spiegel dhe organizatës investigative Paper Trail Media. Gazetarët analizuan miliona dokumente të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe zbuluan të dhëna të reja për muajt dhe vitet që i paraprinë zhdukjes së Michelle.

Në qendër të zbulimeve qëndron Daniel Siad, një shtetas suedez me origjinë algjeriane dhe menaxher modelesh, i cili kishte pasur kontakte me Michelle disa vjet para zhdukjes së saj.

Të dy u takuan në vitin 2012 në Dubai, ku Michelle punonte si kamariere. Siad u prezantua si menaxher modelesh dhe ajo e pa këtë si një shans për të ndjekur karrierën në industrinë e modës.

Në vitet pasuese, Michelle realizoi fotosesione, mori pjesë në evente modelimi dhe udhëtoi në vende të ndryshme, përfshirë Kinën, Britaninë dhe Amerikën e Jugut.

Sipas hetimit, Siad i kishte dërguar Jeffrey Epstein fotografi të Michelle dhe kishin diskutuar mundësinë për t’i siguruar një biletë avioni.

Në një mesazh të vitit 2014, kur Michelle ishte 21 vjeçe, Siad dyshohet se e përshkroi atë si një “person të mrekullueshëm” dhe i shkroi Epstein: “Do ta duash”.

Megjithatë, deri tani nuk ka prova që Michelle ta ketë takuar ndonjëherë Epsteinin ose që ajo të ketë ditur se fotografitë e saj i ishin dërguar financierit amerikan. Po ashtu, nuk është gjetur asnjë provë që e lidh drejtpërdrejt Siadin me zhdukjen e saj.

Hetimi i ZDF tregon se emri i Daniel Siad shfaqet rreth 1,840 herë në emaile, mesazhe dhe të dhëna telefonike të përfshira në dosjet e Epstein.

Kontaktet mes Siad dhe Epstein mendohet se kishin filluar të paktën në vitin 2009.

Një nga dokumentet që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është një email i vitit 2014, në të cilin Siad e krahasonte veprimtarinë e tij me atë të një “peshkatari”, duke thënë se herë pas here arrinte të gjente “peshk” të mirë, ndërsa në raste të tjera jo.

Në të njëjtin komunikim, sipas hetimit, ai përmendte vajza të reja nga Skandinavia, përfshirë të mitura 16 dhe 17 vjeçe, si dhe një vajzë 15-vjeçare nga Franca.

Pavarësisht zbulimeve të reja, fati i Michelle mbetet ende i panjohur dhe zhdukja e saj nuk ka gjetur zgjidhje.

Daniel Siad, një nga personat në qendër të hetimeve të reja dhe një figurë që mund të kishte dhënë informacion mbi periudhën para zhdukjes së 22-vjeçares, u gjet i vdekur më 20 korrik 2026 në shtëpinë e tij në Paris. Ai ishte 69 vjeç.

Vdekja e tij e lë ende pa përgjigje pyetjen se çfarë ndodhi me Michelle pas largimit të saj nga shtëpia në vitin 2015.


Shtuar 16.08.2026 11:38

matbetgrandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal