Këtë të mërkurë, një shpërthim më lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen numër 14 në Durrës. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar tre persona.
Pronari i biznesit që shpërtheu lënda plasëse, tha se nuk ka konflikte.
Gjithashtu, ai ka treguar se ky është sulmi i tretë ndaj biznesit të tij dhe deri më tani nuk janë gjetur autorët.
Sakaq, mësohet se personi që ka hedhur lëndën plasëse ka qenë i maskuar.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nga pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duken xhamat përtokë që janë thyer për shkak të shpërthimit.
Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se pistë hetimesh është konflikti për çështje pronësie.
Banorët e zonës shprehen se janë trembur nga shpërthimi i fortë.
“E dëgjuam në orën 4. Bombë ku e di unë ca ishte. U trembëm”, thotë një banore.
Ndërkohë, ende nuk janë identifikuar personat që kanë kryer ngjarjen, por deri më tani 3 persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.
Biznesi është i pajisur edhe me kamera sigurie, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve.