BE ka reaguar për tritolin e vendosur në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj.
Bashkimi Europian, shprehet se siguria e njerëzve të drejtësisë është parësore për pavarësinë e gjyqësorit.
Reagimi i Bashkimit Europian:
Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë sëfundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri.