Aeroporti i ishullit La Palma, në Ishujt Kanarie, është mbyllur për shkak të akumulimit të hirit të lëshuar nga vullkani Cumbre Vieja, i cili ka shpërthyer para disa ditësh
Lajmi u bë i ditur sot nga kompania që menaxhon aeroportet spanjolle (Aena).
Mësohet gjithashtu se, 7 fluturime u anuluan dje për shkak të blozës.
Për më tepër, shpërthimet e dhunshme pranë vullkanit dhe formimi i një reje të hirit me madhësi të konsiderueshme, i kishte shtyrë autoritetet dje të urdhëronin evakuimin e disa rretheve të qytetit të El Pasos./albeu.com