Shpërthimi i gazit shkatërron dy shtëpi në Britani, ndërron jetë një fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku si pasojë e shpërthimit të gazit në Lancashire ka humbur jetën një fëmijë dhe janë shkatërruar thuajse tërësish dy shtëpi.

Mediat britanike shkruajnë se zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, e pas disa orësh, kanë mundur të shuajnë flakët.

Autoritetet janë duke hetuar shkakun e shpërthimit, ndërsa policia, ka vendosur shirita sigurie në të gjithë perimetrin e zonës së shkatërruar, si dhe ka evokuar banorët e tjerë.

“Aktualisht jemi duke hetuar shkaqet e shpërthimit. Të gjitha indiciet të dërgojnë se ajo është shkaktuar nga derdhja e shpërthimi i gazit. Konfirmojmë se një fëmijë ka vdekur, katër të tjerë janë plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë”, u shpreh një prej zjarrfikësve.
Ndërsa, një dëshmitar tha:

“Dëgjuam sirena, zhurmë të madhe, nuk po dinim ç’po ndodhte. Për rastin mësuam nëpërmjet rrjeteve sociale”.

Shtuar 16.05.2021 13:46