Detaje të reja kanë dalë në lidhje me shpëerthimi e bombolës së gazit në një banesë mënghesin e sotëm në Patos, ku mbetën të lënduar 3 anëtarët e një familje.
Bëhet fjalë për shtetasit Fatmir Saliaj dhe Ylvie Saliaj, dhe vajza e tyre Daniela Shpërdheja.
Fqinjët kanë treguar për mediet se u dëgjua zhurmë e madhe nga shpërthimi dhe se familja që ndodhej në shtëpi ishte tmerruar.
Ata thanë se i gjetën të mbuluar në gjak.
“E kam shtëpinë 100 metra larg. Dëgjova zhurmën e madhe, se kush ma hapi nga këta nuk e di. Dëgjova që po qanin, i thashë o burrë është te Fatmiri se e kam kunat, e kam vëlla. U mblodhëm ne, çfarë të shihje, gjak nga fytyra, gjak të vrarë. Është ballkon përjashtë, bomba ka qenë nga jashtë. Vajza është më keq. Dëgjova një zhurmë, e madhe. Më vonë, çerek ore më thotë një shok, plasi bomba. I morën i çuan me urgjencë në spital”, thanë banorët./albeu.com/