Shpërthim në Rusi, vriten 12 ushtarë dhe plagosen 8 të tjerë

Të paktën 12 ushtarë rus u vranë dhe tetë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në një qendër stërvitore në jug të Rusisë.

Ushtarët u vranë si pasojë e një shpërthimi aksidental më 3 nëntor, në terrenin stërvitor ushtarak Kuzmin, në rajonin e Rostovit.

Rreth 20 persona ndezën një zjarr pranë rezervave të municionit gjatë pushimit të drekës. Një predhë granatahedhëse RPG-7 u rrokullis në zjarr dhe shpërtheu’, citoi 161.ru të thoshte një burim qeveritar.

Autoritetet ruse kanë nisur një hetim në lidhje me incidentin, raporton themoscowtimes.

Katër nga ushtarët, fillimisht i mbijetuan shpërthimit, por më vonë vdiqën në spital.

Ushtarakët e vrarë thuhet se kanë qenë marinsa nga rajoni Primorye i Lindjes së Largët të Rusisë.

Drejtuesi i flotës ruse të Paqësorit udhëtoi për në terrenin e stërvitjes ushtarake Kuzmin pas shpërthimit vdekjeprurës, por qëllimi i vizitës nuk dihet.

Ndryshe, në rajonin e Rostovit është komanda kryesore për luftën në Ukrainë.


Shtuar 30.11.2023 22:41