Shpërthim në një karburant në Rusi, 35 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur

Në zjarr shpërtheu në një punishte makinash dhe gradualisht u zhvendos në një pikë karburanti në Rusi, duke rezultuar në një tragjedi.

Nga shpërthimi dhe zjarri humbën jetën 35 persona, mes tyre të paktën tre fëmijë. Më shumë se 100 janë plagosur.

Sipas autoriteteve ruse, shpërthimi i parë ka ndodhur në një magazinë që pronari kishte ngritur ilegalisht brenda punishtes. 100 tonë nitrat amoni shpërthyen në kontakt me zjarrin gjatë punimeve teknike.

Zjarri u përhap në pikën e karburantit pesë metra larg, duke shkaktuar shpërthimin e rezervuarëve të karburantit dhe një makine me gaz.

Autoritetet janë në kërkim të pronarit 34-vjeçar të garazhit.

 


Shtuar 15.08.2023 22:46