Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një sasi lënde plasëse i është vendosur në derën e banesës një shtetasi, ndërsa nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale.
Policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”, ku në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar, është hedhur lëndë plasëse.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.