Shpërthim i fuqishëm në Tiranë

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar para pak kohe në kryeqytet.

Sipas burimeve, shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”, pranë një banese dy katëshe në pronësi të një shtetasi 60-vjeçar.

Si pasojë e shpërthimit, raportohet se nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit./albeu.com/