Shpërthen UEFA: Ekipet e Superligës do të përjashtohen

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian rrezikon të mbetet pa 12 top klube në garat si, Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.

UEFA ka mësuar se 12 klube dëshirojnë të largohen nga dy kompeticionet dhe të garojnë në Superligën e Evropës, aty ku të ardhurat janë marramendëse dhe për klube më të vogla.

Manchester United, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham, janë skuadrat nga Liga Premier që janë pro formimit të garës së re.

Aty janë bashkangjitur edhe Barcelona, Real Madridi e Atletico Madridi nga La Liga dhe Interi, Juventusi e Milani nga Serie A.

Ka mbetur vendimi i Bundelsigës dhe Ligue 1, nëse duan të marrin pjesë, mirëpo ato do të inkuadrohen nga edicioni i dytë nëse duan.

Kjo gjë ka alarmuar UEFA-n dhe ka bërë të ditur se mund t’i ndëshkojnë klubet që marrin pjesë në Superligën e Evropës.

Me një deklaratë, UEFA tregon forcën teksa më poshtë është edhe komunikata e plotë:

“Uefa, Federata Angleze e Futbollit dhe Premier League, Federata Spanjolle e Futbollit dhe La Liga, Federata Italiane e Futbollit dhe Lega Serie A kanë mësuar se disa klube angleze, spanjolle dhe italiane mund të kenë planifikuar të shpallin krijimin e tyre të ashtuquajtur Superliga e mbyllur vetëm për disa ekipe. Nëse kjo do të ndodhte, ne do të dëshironim të ritheksojmë se ne por edhe Fifa dhe të gjitha federatat e bashkuara, do të qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet tona për të ndaluar këtë projekt cinik, një projekt që bazohet në interesin personal të disa klubeve në një kohë kur shoqëria ka nevojë për solidaritet më shumë se kurrë.

Ne do të shqyrtojmë të gjitha masat në dispozicion për ne, në të gjitha nivelet, si gjyqësore dhe sportive, në mënyrë që të parandalojmë që kjo të ndodhë. Futbolli bazohet në gara të hapura dhe merita sportive, nuk mund të jetë ndryshe.

Siç është njoftuar më parë nga FIFA dhe gjashtë federatat, klubet e prekura do të ndalohen të luajnë ndonjë garë tjetër në nivel Kombëtar, Evropian dhe Botëror dhe lojtarëve të tyre mund t’u mohohet mundësia të përfaqësojnë ekipet e tyre kombëtare.

Ne falënderojmë ato klube nga vendet e tjera, veçanërisht klubet franceze dhe gjermane, të cilët refuzuan të regjistrohen për diçka të tillë. Ne kërkojmë nga të gjithë dashamirët e futbollit, tifozët dhe politikanët që të bashkohen me ne në luftën kundër një projekti të tillë nëse ai shpallet. Ky interes i vazhdueshëm i disa prej tyre vazhdon prej shumë kohësh dhe kur është shumë, është shumë ” përfundon deklarata e fortë nga qeveria e futbollit europian.


Shtuar 18.04.2021 21:58

Tags: , ,