Një makinë ka shpërthyer në flakë në autostradën Vlorë Fier pasditen e sotme. Sipas policisë, në afërsi të mbikalimit në Panaja, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasen E. D.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Të lidhura
None found
Njoftimi i policise:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të mbikalimit në Panaja, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasen E. D.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
