Shpërthen në flakë makina në autostradën Tiranë-Durrës

Një makinë ka shpërthyer në flakë në autostradën Tiranë-Durrës, tek mbikalimi i Sukthit.

Dyshimet bëjnë me dije se makina ka shpërthyer në flakë si pasojë e një shkëndije elektrike ka mar flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka mar flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit. /albeu.com/

 


Shtuar 16.10.2021 16:58