Makina e një punonjësi policie pranë patrullës se përgjithshme në Lezhë, ka shpërthyer në flakë.
Paraprakisht, dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme sipas burimeve në vendin e ngjarjes.
Sipas disa banorëve të pallatit, kanë parë disa persona pranë makinës dhe pak minuta me vonë makina ka shpërthyer në flakë.
Makina ka qenë e parkuar në lagjen Besëlidhja pranë një blloku pallatesh, pak metra larg policisë.