Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në Patos

Mesditën e sotme, rreth orës 14:05, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi Në Patos, një banesë është përfshirë nga flakët.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Rreth orës 14:05, në banesën e shtetasit Z. Ç., në katin e katërt të një pallati, në Patos, dyshohet se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, banesa është përfshirë nga flakët.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.


Shtuar 28.03.2024 15:40