Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Dibër, në njësinë Administrative Melan.
Si pasojë ka mbetur e plagosur një grua, e cila po merr ndihmën mjekësore në spital.
Njoftimi i policisë:
Dibër/informacion paraprak
Në njësinë Administrative Melan, Dibër, brenda në banesë ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë është lënduar shtetasja S.F., e cila po merr ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com