Shpërthen kaldaja në një shkollë në Durrës, ambienti pushtohet nga tymi

Një kaldajë ka shpërthyer në një shkollë artistike “Jan Kukuzeli në qytetin e Durrësit, duke bërë që ambienti të pushtohet nga tymi dhe të krijojë frikë dhe panik.

Kaldaja ka pësuar defekt dhe ka shpërthyer në momentin që nxënësit po zhvillonin mësim.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Mësimi është ndërprerë dhe nxënësit janë evakuuar nga embietet e shkollës. /albeu.com


Shtuar 17.02.2022 11:18