Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi shpërndante kokainë në zonën e Freskut në Tiranë, dhe pas kontrollit në banesën e tij i është gjetur një sasi droge, një shumë e konsiderueshme parash, si dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat e një pune disamujore, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë në zonën e Freskut, kanë organizuar operacionin e koduar “Fresku”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 28 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.