Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.
“Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, vihet në pranga poseduesi. Nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com