Policia ka vënë në pranga një 18-vjeçar nga Mirdita që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 18-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 30 fishekë luftarak.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
Mirditë, Lezhë
Vijojnë kontrollet e befasishme në akse rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Gjatë kontrolleve, në qytet Rreshen u kap një 18-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 18-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 30 fishekë luftarak.
Në zbatim të Planit të Masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithë qarkun Lezhë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan shtetasin K. N., 18 vjeç, banues në Mirditë.
Në qytetin e Rreshenit, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën 18-vjeçarit doza me lëndë narkotike canabis sativa që dyshohet se do t’i shiste në qytet .
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me krehër me 30 fishekë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./albeu.com