Shoqja e ngushtë i nxori sekretet në media, bashkëshortja e Rooney mposht në gjykatë gruan e Jamie Vard

Beteja e ashpër për shpifje mes dy grave të futbollistave anglez është zgjidhur në Gjykatën e Lartë.

Rebekah Vardy ka humbur çështjen e saj shumë milionëshe kundër Coleen Rooney, duke i dhënë fund gjyqit të ashtuquajtur “Wagatha Christie”.

Gjykatësi Justice Steyn vendosi se pretendimi i Vardy-t për shpifje kishte dështuar dhe se Vardy dhe agjentja e saj e atëhershme, Caroline Watt, ishin “me gjasa” përgjegjëse për një sër ngjarjesh në mediat tabloid britanike.

“Sipas gjykimit tim, konkluzionet që kam arritur në lidhje me masën në të cilën paditësja u angazhua në zbulimin e informacionit të The Sun në të cilin ajo kishte akses vetëm si ndjekëse e lejuar e një llogarie në Instagram të cilën ajo e njihte, dhe zonja Rooney pohoi vazhdimisht, ishte private, mjafton të tregosh se kuptimi i vetëm është në thelb i vërtetë”, tha gjykatësja Steyn në vendimin e saj.

Si nisi çështja?

Në një postim viral në mediat sociale në tetor 2019, Rooney, 36 vjeç tha se kishte kryer një “operacion thumbues” dhe akuzoi Vardy 40 vjeç, për përhapjen e “historive të rreme” në lidhje me jetën e saj private në shtyp, duke përfshirë informacione rreth saj, kthimi në TV dhe udhëtimi në Meksikë për një procedurë “përzgjedhja gjinore”.

Gruaja e ish-yllit të futbollit anglez, Wayne Rooney, pretendoi publikisht se llogaria e Vardy ishte burimi pas tre historive të rreme që ajo kishte postuar në llogarinë e saj private në Instagram.

Interneti i dha shpejt Rooney pseudonimin “Wagatha Christie”, një përzierje e shkrimtares së misterit të shekullit të 20-të, Agatha Christie, dhe akronimit ‘WAG’, që do të thotë gruaja e një sportisti të profilit të lartë.

Me rritjen e inflacionit, rritjen e normave të interesit dhe pasiguritë politike, ekonomia globale po përballet me një stuhi të vështirë, por një sektor që ka ecur më mirë se të tjerët është, teknologjia financiare.

Rebekah Vardy, e cila është e martuar me sulmuesin e Premierligës, Leicester City, Jamie Vardy, mohoi publikimin e historive dhe paditi gruan e futbollistit për shpifje, ndërsa Rooney mbrojti pretendimin mbi bazën që postimi i saj ishte “thelbësisht i vërtetë”.

Vardy dhe ekipi thanë se ajo kishte pësuar “abuzim publik në një shkallë masive” si rezultat i pretendimeve të Coleen./h.ll/albeu.com