Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vdekjen e gazetarit sportive dhe komentatorit Kosta Grillo.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se virusi i mallkuar i mori jetën shokut të tij të fëmijërisë.
Postimi i Ramës:
LAMTUMIRË KOSTA
Shok qysh prej fëmijërisë, pastaj zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive… humbi jetën në sfidën me virusin e mallkuar./albeu.com