Shoferi ecën me shpejtësi “rrufe”, për pak sa nuk shkaktoi tragjedi (VIDEO)

Një video e cila ka qarkulluar në rrjet shihet qartë se si një nga shoferët shqiptarë ecin me shpejtësi të çmendur në rrugë pa pyetur aspak jo vetëm për rrezikun ndaj vetes por edhe për atë ndaj të tjerëve.

Siç shihet edhe në video një makinë ecën me shpejtësi në autostradën Lushnje-Fier, ku për pak mund tu ishte bashkuar aksidenteve të sotme.

Makina është pëplasur kangjellat, por fatmirësisht shoferi ka arritur të manovrojë siç duhet./albeu.com


Shtuar 8.05.2022 22:32