Policia vepron ashpër ndaj shoferëve, 400 gjoba vetëm sot në Fier

Në një intervistë për mediat shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në DVP Fier  Valentin Florini foli në lidhje me masat e mara për parandalimin e aksidenteve rrugore se po merren të gjitha masat.

Valentin Florini iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë Rrugore dhe të kontriubojnë të gjithë së bashku për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore

Vetëm gjatë ditës së sotme janë vendosur mbi 400 masa për shkeljet të cilat janë burim aksidenti:

200 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë.

29 përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

27 për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

49 masa administrative për parakalime të gabuara.

7 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

82 masa për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit./albeu.com


Shtuar 8.05.2022 22:42