Një tragjedi është shmangur mëngjesin e sotëm në fshatin Ilias të Himarës. Një autobuz plot me turistë të huaj është përfshirë nga flakët. Ka qënë shoferi që ka parë flakët në motor dhe ka ndalur në kohë duke zbritur menjëherë pasagjerët të cilët nuk kanë marrë asnjë lëndim.
Kanë qenë rreth 25 kosovarë me banim në Kosovë dhe po shkonin në drejtim të Sarandës. Pasi ka marrë flakë motori dhe është fikur nga zjarrfikësit, pushuesit nga Kosova janë transportuar me autobus tjetër.
Shkaku i zjarrit në motor mësohet se ka qenë nxehja.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një autobus, me drejtues shtetasin A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një difekti teknik. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/