“Shkundet” policia, 12 efektivë të Shkodrës rezultojnë konsumator droge: Jemi thjesht duhanpirës

Rezultatet e testimit kanë nxjerrë 12 efektivë të policisë së Shkodrës si përdorues droge.

Këto janë rezultatet që kanë dalë nga testi i bërë për përdorimin e lëndëve narkotike nga vetë Policia e Shtetit përmes klinikës Intermedicus.

Për policinë vendore të Shkodrës që përfshin gjithë qarkun, janë testuar, sipas burimeve, 80 punonjës policie, për të cilët ka dyshime ose indicie se mund të kenë konsumuar lëndë narkotike. Nga këta 80 të testuar, 12 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Pas këtij testi, sipas burimeve, mësohet se një pjesë e atyre që kanë dalë pozitivë në testin e drogës kanë një moshë mbi 50 vjeç, duke bërë që këto policë të kenë dyshime për vërtetësinë e testit apo përgjigjeve zyrtare që janë sjellë.

Ata shprehen se janë thjesht duhanpirës dhe jo përdorues droge./albeu.com/


Shtuar 6.12.2021 13:37