Shkrumbohet nga flakët banesa në Gjirokastër

Mbrëmjen e sotme ka rënë zjarr në një banesë në lagjen “Kodra e Shtufit”, në Gjirokastër. Shkak është bërë soba e drurit në dhomën kryesore të banesës një katëshe në pronësi të Eqerem Fejzos.

Menjëherë forcat zjarrfikëse kanë reaguar duke shkuar në vendngjarje dhe kanë lokalizuar flakët. Për pak minuta zjarri u vu nën kontroll, ndërsa flakët fatmirësisht shkaktuan vetëm dëme materiale. Nuk raportohet për të lënduar./albeu.com


Shtuar 2.12.2021 18:33