Pasditen e sotme, një makinë është përfshirë nga flakët në kryeqytet.
Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të plagosur, ndërsa makina është shkrumbuar e gjitha nga flakët.
Mësohet se makina e djegur ishte tip “opel” dhe ka marrë flakë teksa lëvizte në nënkalimin tek rreth rrotullimi “Shqiponja” në Tiranë.