Ka shkuar në 18 numri i personave që humbën jetën nga rrëzimi i avionit në rajonin e Kievit, mëngjesin e sotëm.
Pamjet që shihni më poshtë janë nga vendi i ngjarjes, pranë çerdhes ku u rrëzua helikopteri.
As a result of a helicopter crash in Brovary Minister and Deputy Minister of Internal Affairs of #Ukraine died. Emergency Service helicopter crashed at local kindergarten. 16 dead, two of them children. Terrible tragedy. https://t.co/IRpFTYyPlD pic.twitter.com/fMb1b53OF5
— Utkarsh Singh (@utkarshs88) January 18, 2023
Sipas Ihor Klymenkos, shef i Policisë Kombëtare të Ukrainës, nëntë nga viktimat ishin në bordin e helikopterit.
Shkaku i incidentit nuk dihet ende.
Ai ndodhi në kohën kur forcat ruse vazhdojnë përpjekjet e tyre sulmuese në qytetin e Bahmutit, në rajonin lindor të Donetskut.
Kievi, ndëkohë, u kërkoi përsëri aleatëve të tij perëndimorë që të përshpejtonin miratimin e dërgimit të armatimit më të avancuar, duke përfshirë tanke moderne.
Ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky, ishte një nga personat në bord të helikopterit. Zëvendësi i tij, Yevgeniy Yenin, dhe sekretari i shtetit, Yurii Lubkovych, gjithashtu humbën jetën në incident.
My friends, statesmen Denys Monastyrskyi, Yevhen Yenin, Yurii Lubkovych, everyone who was on board of that helicopter, were patriots who worked to make Ukraine stronger.
We will always remember you. Your families will be cared for.
Eternal memory to my friends. pic.twitter.com/SdHfujCUAI
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) January 18, 2023
Bëhet e ditur se janë edhe 29 persona të plagosur, mes tyre 15 fëmijë.
Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se “në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm fëmijë dhe punonjës të kopshtit”.
Kuleba shtoi se ka njërëz të lënduar, por nuk dha detaje tjera.
Ekipet mjekësore, policia dhe zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes, shtoi ai.