”Shkodra asht dashni”/ Blushi: Do t’ua kthejmë Shkodrën, shkodranëve që meritojnë të jetojnë në mirëqenie

Nënkryetari i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar pas takimit me strukturat e PL-së në Shkodër.

Postimi i Blushit:

Shkodra asht dashni!
Entuziasmi për Fitore dhe padurimi për Ndryshim, sot oshëtiu fort në Kryeqendrën e Veriut, qytetin simbol të artit, kulturës, qytetarisë, harmonisë ndërfetare, lirisë dhe demokracisë.

Mirënjohje strukturave tona të mrekullueshme drejtuese në Shkodër, për qëndresën dhe angazhimin e palodhur për zgjerimin e pandalshëm të Partisë së Lirisë dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve madhore.

Partia e Lirisë nesër në pushtet do të dyfishojë pensionet dhe pagat, do mbështesë me pagesa direkte fermerët dhe do garantojë eksportin e prodhimeve vendase në tregjet e huaja, do ulë çmimin e naftës dhe energjisë elektrike, do shtojë buxhetin për Arsimin e Kulturën, do zhvillojë Turizmin, do luftojë pa mëshirë korrupsionin dhe do shpartallojë të gjitha bandat, për t’i kthyer Shkodrës dhe Shqipërisë shkëlqimin e merituar.

Me çdo çmim do t’ua kthejmë Shkodrën, shkodranëve që meritojnë të jetojnë në mirëqenie, me dinjitet dhe të sigurt në vendlindjen e tyre!


Shtuar 23.11.2024 19:13