Shkodër/ Shoqërohet në komisariat Safet Bajri, ishte duke lëvizur me makinë të blinduar

Safet Bajri, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare është shoqëruar nga efektivët e Policisë në Lezhë.

Sipas informacioneve pas Lezhës, ai është transferuar në Policinë e Shkodrës aty ku është pyetur lidhur me ngjarjen e regjistruar pak ditë më parë ku u bë një atentat ndaj një mjeti të blinduar në Shkodër.

Ai ka qenë duke lëvizur me një mjet të tipit S Class. Sipas informacioneve, pas marrjes në pyetje është lënë i lirë.


Shtuar 3.09.2024 18:33

Tags: ,