Shkodër/ I shpallur në kërkim, arrestohet 28-vjeçari(EMRI)

Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, uniformat në Shkodër, kanë vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i identifikuar si Seadet Myftija.

Sipas policisë, 28-vjeçari nga Shkodra, është i dyshuar për shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me mjete të forta, plagosje me dashje dhe vjedhje.

28-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, rezultoi se:

Njoftimi:

“-më datë 31.05.2023, ka goditur me sende të forta një shtetas dhe ka shkatërruar automjetin e tij.

-më datë 29.06.2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se ka vënë lëndë eksplozive në portën e banesës së një shtetasi dhe ka vjedhur motomjetin e një shtetasi tjetër;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja””, njofton policia.


Shtuar 8.01.2024 10:04