Mëngjesin e sotëm, banorët e Postribës në Bashkinë Shkodër, kanë dalë në një protestë për punimet e guroreve në këtë zonë, që u sjellin ndotjen e ujit të pijshëm.
Por, ndryshe nga protestat e tjera, këtë herë ato bllokuan rrugën para shkollës së mesme të zonës.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi nga punimet e guroreve ka pasur edhe shpërthime, ndërkohë uji u vjen i ndotur prej kohësh.
Ato paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse nuk ndërhyhet.
Në mbështetje të banorëve të zones, ishte edhe këshilltarja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në këshillin bashkiak Shkodër, Eliona Shkrela.
Kjo çështje ka shkuar edhe në SPAK, por deri tani banorët nuk kanë marrë asnjë përgjigje, ndërkohë dëmet që u shkaktohen janë të shumta.