Shkëmbim zjarri mes një grupi kriminal dhe policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë, disa të arrestuar

Shkëmbim zjarri në kufirin Shqipëri-Kosovë, mes një grupi trafikantësh të qenieve njerëzore dhe policisë

Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka të lënduar.

Ndërkohë, janë arrestuar 6 shtetas siriane dhe algjerianë të cilët dyshohen se merreshin me trafik qeniesh njerëzore, ndërkohë që një person ka arritur që të arratiset.

Mes të tjerash raportohet se sirianet kanë qenë të pajisur me armë zjarri të llojit pistoletë. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.